Kurora e gjelbër në fshatin mashkullorë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Zjarri është pikasur në prën 13:00, kur u informuan edhe pjesëtarët e shërbimit zjarrfikës.

Zjarri ka rënë pak larg zonës së banuar dhe zjarrfikësit janë vënë në lëvizje për të shuar flakët në një terren malor dhe të papërshtatshëm për mjetet.

Flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kullote dhe shkurresh.

Zjarri po luftohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë, kur nuk mund të shkojnë automjetet e zjarrfikësve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *