Spanja është çerekfinalistja e radhës e Euro 2024, pasi fitoi me përmbysje ndaj Gjeorgjisë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin debutuesit falë një autogoli të Normand.

Gjeorgjia rezitoi deri në minutën e 39-të, kur Rodri shënoi edhe golin e barazimit.

Me fillimin e pjesës së dytë “La Roja” e nisi vrullshëm dhe Ruiz kaloi ekipin në avantazh. Nico Williams shënoi dhe të tretin, teksa Dani Olmo vulosi fitoren 4-1.

Në çerekfinale spanjollët I prêt Gjermania, e cila u kualifikua pas fitores 2-0 ndaj Danimarkës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *