Zvicra është skuadra e parë që u kualifikua për në është skuadra e parë që u kualifikua për në çerekfinale, pas fitores 2 me 0 me Italinë, të cilët janë kampionë në fuqi.

“Azurrët” nuk mundën dot të shënojnë në portën kundërshtare, duke sjellë në këtë mënyrë edhe largimin e tyre nga Gjermania.

Lexo edhe :

Related Posts

Ishte Freuler ai që në minutën e 37 zhbllokoi sfidën, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1 me 0.

Në minutat e para të pjesës së dytë, ishta Vargas ai që goditi portën e Italianëve, duke e çuar në 2 me 0 rezultatin.

Në këtë fazë të 1/8-tave, Zvicra luajti me formacionin 3-4-3 me Sommer; Schar, Akanji, Rodriguez; Aebischer, Freuler, Xhaka, Rieder; Vargas, Ndoye; Embolo.

Ndërsa Italia kishte formacionin 4-3-3 me Donnarumma; Darmian, Bastoni, Mancini, Di Lorenzo; Barella, Fagioli, Cristante; El Shaarawy, Scamacca, Chiesa./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *