Euro 2024 mbylli fazën e grupeve dhe tani fokusi është tek faza e 1/8. Tabela e rrugëtimit të ri të ekipeve drejt finales së Berlinit i ka grupuar ekipet në kahë të kundërt. Në njërën anë janë Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Franca të cilat do të luftojnë për një vend në finale dhe në krahun tjeter janë Italia, Anglia dhe Holanda, rrugët e të cilave do të kryqezohen për vendin tjetër në finale.

Më konkretisht Italia do të luajë të shtunën me Zvicrën në takimin e parë të 1/8 dhe fituesja e këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesin e çiftit Angli-Sllovaki, ndeshje që luhet të dielën. Holanda të martën që vjen përballet me Rumaninë dhe fituesja e këtij dueli do të luajë në çerekfinale me fituesen e duelit Austri-Turqi.

Në krahun tjeter të tabelës, Gjermania vend organizator të shtunën në mbrëmje do t’i masë forcat me Danimarkën dhe kush fiton nga kjo sfidë duhet të përgatitet të luajë në çerekfinale me fituesen e çiftit Spanjë-Gjerogji, ndeshje e 1/8 që luhet të dielën.

Të hënën janë dy ndeshje të tjera të 1/8. Franca kundër Belgjikës në një ndeshje shumë interesante si dhe  Portugalia përballë Sllovenisë, ku luzitanët janë favorite. Ekipet që fitojnë nga këto përballje luajnë kundër njëra-tjetrës në çerekfinale. Euro 2024 ka lënë pas ngjeshjen dhe llogarite e fazës së grupeve dhe tani është koha për emocionet më të mëdha…kush humbet bën gati valixhet dhe shkon në shtëpi./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *