“Signal Iduna Park” i Dortmundit do të presë mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 sfidën e dytë të 1/8 atë mes Gjermanisë dhe Danimarkës.

Në konferencën para mediave trajneri i “Manchaft’, Julian Nagelsman ka vlerësuar skuadrën daneze, duke thënë se ata kanë lojtarë shumë të mrië dhe me eksperiencë.

Ndërkohë ka kërkaur edhe mbështetjen e tifozëve duke thënë se “Signal Iduna Park” e ka provuar vetëm si trajner kundërshtar.

“Danimarka është një ekip tepër i organizuar. Janë momente gjatë lojës që ata janë shumë agresiv në mbrojtje, por edhe mund të dalin në sulm me pasime me vetëm një prekje. Ata kanë lojtar me shumë eksperiencë në ekip dhe një strukturë të pastër. Është një kundërshtar i vështirë, sigurisht.

Stadiumi i Dortmundit është zakonisht shumë i zhurmshëm, dhe unë e kam provuar më parë këtë gjë si një trajner kundërshtar. Unë shpresoj që të kemi të njëjtën atmosferë edhe nesër.

Faza e grupeve ishte tepër interesante për ne, sepse loja e parë shkoi më mirë seç e kishim pritur, pastaj kishim një lojë të komplikuar me Hungarinë dhe pastaj me Zvicrën, ne patëm vështirsi të shënonim golin, kështu që ne i kemi provuar të gjithë llojet e ndeshjeve. Është e rëndësishme që të mësosh se si t’i përballosh të gjithë situatat”, deklaroi Nagelsman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *