Holanda e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes përballë Rumanisë, e vlefshme për 1/8 e kampionatit europian.

Ka qenë Gakpo i cili me një gjuajtje potente ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 20-të të ndeshjes, pas një topi të Xavi Simons.

Deri në ato momente ndeshja ishte e barabartë dhe pa asnjë gjuajtje në kuadrat nga ana e të dyja skuadrave.

Pas shënimit të golit Holanda u bë më agresive duke krijuar disa raste, por pa mundur të realizojë. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *