Të ftuarit në emisionin “Vizioni i Pasdites” diskutuan rreth përdormit të drogës tek të rinjtë dhe jo vetëm.

Në ditën Ndërkombëtare të Drogës, eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ngriti alarmin, duke theksuar se rreth 300 milionë përdorues numërohen në vendet e BE-së dhe gati 500 mijë ndërrojnë jetë.

 “Është rritur përdorimi, por është zhvilluar dhe fasha që nisin deri në moshat shumë të vogla, por faktikisht nuk ka një lloj matjesh. Kyt është një problem evropian. Në gjithë vendet e BE-së diku tek 300 milionë janë përdorues dhe gati 500 mijë njerëz vdesin nga mbidozat”, tha Softa.

Genc Muçollari tregoi një rast të veçantë, ku një vajzë në moshë mjaft të re, 13 vjeçare kishte kërkuar ndihmë për të hequr dorë nga varësia e drogës. Ai cilësoi se numri më i lartë i përdoruesvë është nga gjinia mashkullore.

“Më shumë se 70-80 mijë veta e kanë përdorur vetëm një herë në jetën e tyre. Kemi nje grup të rinjsh që nxiten nga njeri-tjetri për të përdorur drogën. Rasti i fundit ishte një vajzë 13-vjeçare. Meshkujt dominojnë më shumë , për shembull kemi 7-8 vajza mes 200 djem. Me drogën i humbet të gjitha. Terapitë funksionojnë”, deklaroi Genc Muçollari

Toksilogu, Alert Dishi tha se duhet një mjekim dhe këshilla nga personat e duhur për të hequr dorë nga varësia e drogës.

“Për t’u shkëputur nga droga ka nevojë për disa këshilla mjekësore. Ne e përdorimim metadonin për personat që shprehin dëshirën për t’u shkëputur nga droga duke filluar të ulim dozat. Shpesh herë përdoruesit kalojnë nga një grup substancash në një tjetër. Shqipëria është në të njëjtin nivel me ato në rajon dhe ato në botë, por nuk kemi një sondash me shifra të sakta”, shtoi Dishi.

Sociologe, Doralda ndër të tjera tha se një pikë mjaft e rrezikshme për të rinjtë janë ambientet shkollore, kjo pasi adoleshentët nxiten nga njeri-tjetri.

“Ajo që është problematikë është fakti që është ulur mosha e përdoruesve. Të rinjtë konsumojnë më shumë lëndët noraktike. Ka diçka që nuk shkon me të rinjtë. Mendoj se duhet të konbtrrullohet shumë dhe ambjentet shkollore sepse aty të rinjtë tërhiqen më shumë dhe ndikohen nga të tjerët”, tha sociologe Doralda.

Ndërkohë në hyrje të emisionit një person i varur nga droga prej shumë kohësh, sqaroi se si e ka përjetuar këtë “etap” mjaft të keqe në jetën e tij. Ai shpjegoi se rininë e tij e kaloi në burgje për shkak të përdorimit të lëndëve narkotike, por sot ai fitoi “betejën” dhe ndau këshilla me të rinjtë, ku mes tjerash tha që mos t’a nisin kurrë, por dhe për t’a lënë nuk është kurrë vonë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *