Subscribe

Engjëjt nuk janë ashtu siç i kemi lexuar në libra apo parë në filma, që shkëlqejnë dhe kanë flatra, ata janë njerëz të thjeshtë dhe i gjen kudo.

E tillë është dhe Berie Zykollari, e cila një ditë më parë shpëtoi nga mbytja një grua, e cila tentoi verëvrasjen në Liqenin e Ohrit.

Lexo edhe :

Related Posts

Beria, e cila është punonjëse e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Pogradecit, rrëfeu për “Vizionin e Pasdites” momentin se si arriti të nxjerrë nga uji gruan që tentoi të mbytej.

“Dje më thirri një grua, më tha po mbytet një zonjë. Kishte dy-tre burra, nuk reaguan, thanë “kemi frikë se na merr i vdekuri”. Hyra vetë, nuk e di si hyra. E tërhoqa gruan dhe pastaj i nxorra gjuhën. Kur i nxorra gjuhën, fillova t’i bëja masazh dhe pastaj nxorri ujin. “Po e ngjall kjo”, thanë ata burrat. Ajo ishte me rroba, e veshur. Kishte lënë atletet, çorapet dhe një çelës. Ajo ka qenë një grua e mirë. Zoti lart më ndihmoi, mu bë shumë qejfi kur më erdhi lajmi që kishte shpëtuar. Më thonë fëmijët “kujdes se do na mbytesh s’kemi baba”. Nuk e di i thashë “mua më ka lindur Zoti për të shpëtuar, nuk e di deri kur do vazhdoj”, rrëfeu Berija.

Por jeta e Beries me Liqeni duket se ëshstë e lidhur ngushtë, pasi kjo nuk është hera e parë për Berien pasi disa vite më parë ka shpëtuar edhe një djalë të vogël nga mbytja. Pa u trembur ka hyrë në liqen dhe ka nxjerrë vogëlushin.

Ndonëse është një nënë e vetme me fëmijët e saj ajo nuk heziton të shpëtojë jetë edhe nëse rrezikon të humbë jetën ë saj. Thotë se është një detyerë që i takon çdo qytetari, ë ndimojë dikë tjetër kur e shikkon në rrezik.

“Kam shpëtuar një djalë 5 vjeç. Kjo histori ka që në kohën e luftës, në ’97. Unë isha duke shitur në treg të liqeni dhe djali mori banane aty te unë. E ëma po fliste me disa gra, djali i iku dhe nuk po dilte më. Unë me vrap…djali u fundos dhe nuk po ngrihej më. Isha 28 vjeç atëherë. Shkova me vrap, kur pashë po e merrte uji. Unë e kapa dhe e ktheva përmbys. E mora në krahë dhe ia solla zonjës. I thashë mos shiko muhabetin, por shiko se tu mbyt djali”, tregon Berija për Vizion Plus./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *