Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në perëndim të Selanikut, Greqi, kur një 15-vjeçar ka përfunduar në një pus dhe ka pasur nevojë për ndihmën e zjarrfikësve për të dalë.

Sipas mediave greke, gjithçka ka ndodhur pak para orës 3 të pasdites kur adoleshenti në rrethana të panjohura deri më tani ka rënë në një pus në kryqëzimin e rrugëve 25 Marsi dhe Tritsis në zonën e Kordelios.

Zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje, ku dhe kanë arritur të çlirojnë 15-vjeçarin. I mituri iu dorëzua ekipeve të shpëtimit të EKAV dhe u dërgua me ambulancë në spitalin Papageorgiou.

Sipas informacioneve, jeta e tij nuk është në rrezik./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *