Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë një ditë më parë.

Tubimi Kombëtar fitoi rreth 33% të votave i ndjekur i ndjekur nga blloku i majtë me 28%. Goditjen e madhe e mori partia e qendrës e presidentit Emanuel Macron e cila u rendit në vend të tretë me 20% të votave. Pas mbylljes së qendrave të votimit, Le Pen falënderoi votuesit për rezultatin.

Lexo edhe :

Related Posts

“Të dashur bashkatdhetarë të mi, demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë në krye tubimin kombëtar dhe aleatët e tij duke zhdukur bllokun makronist. Para së gjithash, si lider politik, mirëpres pjesëmarrjen e lartë, që jep forcë të veçantë. për rezultatin e sotëm”, tha Le Pen.

Pjesëmarrja me 66.7% në votimet që Macron i thirri pa dështimit në zgjedhjet europiane, është më e larta për një raund të parë parlamentar që nga viti 1997.

Pas përfundimit të raundit të parë, Macron bëri thirrje për një aleancë të gjerë kundër ekstremit të djathtë në votimet e raundit të dytë.

Megjithëse Tubimi Kombëtar i Le Pen siguroi statusin si forcë e parë politike në Francë, vendimi final do të dalë nga raundi i dytë që do të mbahet në fundjavë. Rezultati përfundimtar do të varet nga fushata intensive që do të zhvillohet gjatë kësaj jave dhe aleancat që partitë do të krijojnë. Fitorja e së djathtës ekstreme në Francë do të sillte një periudhë të vështirë për presidentin Macron i cili gjithsesi, do ta vazhdojë detyrën e tij deri në vitin 2027.Por zëvendësimi i kryeministrit Gabriel Atal me kandidatin e LE Pen, Jordan Bardella do të krijojë vështirësi në vazhdimin e politikave të tij, përfshirë furnizimin me armë të Ukrainës.

E djathta ekstreme e Le Pen është miqësore ndaj Kremlinit dhe është kundër emigrantëve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *