Një sulm me armë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në një lokal në Bruksel. Mediat belge raportojnë se në një lokal në pronësi të shqiptarëve ka patur sulm me armë, ku për pasojë dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sulmi ka ndodhur në Saint-Galles të Brukselit, diku mes orës 01:00 dhe 02:00 të mëngjesit në një kafene në “Rue de l’Argonne”, jo shumë larg Gare du Midi.

Mediat raportojnë se autorët kanë qenë të armatosur me kallashnikovë dhe se sulmi mund të jetë bërë për prishje të pazareve të drogës.

Dy personat e vrarë ishin burrë dhe grua, dyshohet se ata janë vrarë gabimisht, pasi shënjestra e vërtetë mund të kenë qenë pronarët e lokalit.

Mediat raportojnë se vitet e fundit Brukseli, dhe veçanërisht distrikti Gare du Midi, ka qenë i rrënuar nga dhuna e lidhur me trafikun e drogës. Në vitin 2023, dhuna e lidhur me drogën la 7 të vdekur, ndërsa 130 persona të tjerë u plagosën rëndë.

Shumë shpesh, ajo përfshin dhunën midis bandave rivale që konkurrojnë për territor për të shitur drogë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *