Një 32 vjeçar është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit në makinën e tij në pikën kufitare të Kapshticës i është gjetur 11.4 kg bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Jurgen Memini pasi ka kuptuar që i është gjetur droga nuk i është bindur urdhrit policisë për të zbritur, por është kthyer mbrapa dhe është larguar me shpejtësi me automjetin e tij, në drejtim të Bilishtit. Sipas policisë lënda narkotike u zbulua gjatë kontrollit me skaner të automjetit tip “Mercedez-Benz” me të cilin ai udhëtonte. Makina e Meminit u gjet në fshatin Vishocicë, të rrethit Devoll, ku ky i fundit e kishte braktisur. Gjatë kontrollit në makinën e tij policia gjeti dhe sekuestroi lenden narkotike si dhe pasaporta biometrike, në emër të këtij shtetasi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *