Subscribe

AMP arrestoi tetë punonjës policie gjatë mbremje së djeshme pasi u konstatuan se vepronin në formën e një grupi rë organizuar për të lejuar kalimin e kufirit për në BE nëpërmjet aeroportit të Rinasit nga qytetarë të ndryshëm që në fakt nuk duhej të lejoheshin.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj ka siguruar të dhëna nga grupi hetimor në lidhje me mënyrën se si funksiononte grupi, të cilët koordinoheshin nga Eneo Sulejmani, i cili nëpërmjet agjencisë së udhëtimeve që kishte, u shiste personave të interesuar bileta për në vendet e BE-së duke siguruar ndërkohë përmes kontakteve në policinë kufitare që të mund të lejoheshin të kalonin.

Lexo edhe :

Related Posts

SKEMA

Nga kqyrja e aparati telefonik celular markes Samsung me ekran me ngjyre te zeze e kapake te pasem me ngjyre te bardhe, pa kartë sim ne fole, mr nr ëhats up dhe signal 06920***, me Nr imei – 35562311***, në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, ndër të tjera me interes të hetimit, gjendet biseda e zhvilluar në aplikacionin ëhatsup dhe signal me përdoruesin e numrit telefonik +355682***4, i regjistruar me rekordin “Brik Rin”.

Nga konteksi i bisedës së zhvilluar mes tyre dhe verifikimeve në sitemin TIMS, rezulton se përdorues i numrit të telefonit +35568292**8 është shtetasi Briken Tereziu, me detyrë Nd specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Nga biseda e zhvilluar mes tyre dhe kqyrja e ëebsite të Qëndrës Kombëtare të Biznesit rezulton se shtetasi Eneo Sulejmanaj ka në pronësi një Agjensi Udhëtimi, “Bus Albania” sh.p.k me nipt M01320***, me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjensi për shitje biletash”.

Me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit, shtetasi Enea Sulejmani mban kontakte të vazhdueshme me punonjësin e policisë Briken Tereziu, të cilit i dërgon të dhënat e personave të cilët kanë blerë bileta në këtë agjensi, për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nesë plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, sipas përcaktimeve të akteve ligjore e nënligjore për këtë qëllim, duke e informuar atë rast pas rasti për problematikat që ata kanë.

Pasi këta persona verifikohen paraprakisht prej tij, ose lidhjeve të tij shoqërore/punonjës policie, jepen udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbëim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.

Në varësi të problematikës, për rastet të cilat personat janë kthyer në kategorinë INAD ose deportiv nga vendet e BE-së, punonjësi i policisë Briken Tereziu jep udhëzime mbi itenerarin e udhëtimit që duhet të kryej pasagjeri, duke vendosur si destinacion fillestar aeroportet e vendeve që nuk janë në BE dhe më pas kryerjen e flutrimeve tranzit drejt vendeve të Be-së.

Në lidhje me rastet të cilat kanë problematika të tjera, në varësi të tyrre përcaktohen vlerat monetare në këmbim të lejimit të kalimit, të cilat variojnë nga 50 euro (per persona të cilët nuk kanë asnjë problematike, por mashtrohen prej tyre) deri në vlerat e 500 eurove apo më shumë për ata që kanë problematika të tipit, nuk lejohen të udhëtojnë pasi janë të kthyer në kategorinë Inad apo deportiv nga shtetet e tjera, anëtare të BE-së.

Në telefonin celular në përdorim nga shtetasi Eneo Sulejmanaj, në aplikacionin ëhats up dhe signal gjenden  komunikime me persona të tretë të cilëve iu shpjegohet mekanizmi për të kaluar në kabinat e kontrollorëve të Aerportin Rinas.

Konkretisht në komunikimet e zhvilluara mes shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe perdoruesve të numrave telefonik Mandi It (+3932**), Mandi Itali (+39329**0689), Izmir C me numer 069 369***, Marjo VELII me nr 068366***, Kristian K***Shoku Tonit me nr.068534***, përdorusi i nr tel 06923**8 (i paregjisruar), përdoruesi i nr tel +356779**, i paregjistruar, 06836***1, Ahmet Shehaj me nr tel. +3567771**, Glejdi Fredit me nr 06982**3, Ervin C** me nr +39342**, 06856**3, Klodian K me nr. 0692**727, 06921**, 0693941**, Elton **malta +*** Klensilta 069***345, Lal3 me nr 0696***3, Kliente Xhenova me nr 067689***, 0683***, Aldo Pi** me nr +306993**0, etj, gjenden foto të pasaportave të udhëtimit të personave të ndryshëm, të cilët kërkojnë ndihmë për kalimin e kufirit drejt vendeve të BE-së.

Nga kqyrja e komunikimit në aplikacionin signal mes shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe përdoruesin e numrit telefonik celular +****, i identifikuar si punonjësi i policisë Briken Tereziu, nga data 06.04.2023 deri 12.03.2024, ata shkëmbejnë të dhëna për kalimin e rreth 200 personave, me të cilët dyshohet se janë kryer veprime në kundërshtim me dispozitat e Ligjit Nr.71/2016 “Për kontrollin kufitar” Ligjin Nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, Procdurat e regjistrimit në sistemin TIMS të verifikimit që kryhet për kontrollin e hyrje daljeve”, miratuar me Urfdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr.175 datë 08.02.2018 si dhe Procedurat standarte të punës për refuzimin e daljes së shtetasve shqiptarë dhe të huaj në kufi, miratuar m Urdhër të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Nr.169 datë 08.02.2018, duke i lejuar ata të udhëtojnë pavarëisht se kanë tejkaluar afatet e ditëve të qëndrimit, persona të kthyer në kategorinë INAD gërma H dhe F, Kategorinë Deportiv (me deklarata noteriale te fallsifikuara), të mitur të papajisur me deklerata noteriale nga prindërit, apo shkaqe të tjera. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *