Subscribe

Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi ka mbërritur në Gjykatë për tu njohur me masën e sigurisë, raporton gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene. Ai nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve.

“Unë bëj vetëm punën”, ishte deklarata e tij e shkurtër teksa nxitoi të hynte brenda.

Lexo edhe :

Related Posts

Gashi akuzohet se çonte pacientët e sëmurë me kancer në klinikën e tij private. Gashi, duke përdorur si argument radhën e gjatë në Onkologjik, orientonte pacientët drejt klinikës së tij private, duke iu thënë se situata është emergjente dhe nuk ka kohë për të humbur.

Mjeku Edmond Gashi rezulton se nuk i ka vënë në dijeni pacientët që në klinikën e tij private bëhen vetëm skanera, biopsi dhe ndonëse të sëmurët me kancer paguajnë në klinikën e tij për të marrë shërbim në një kohë më të shpejtë, sërish ato do duhet të presin në spitalin shtetëror për të marrë seancat e kimioterapisë.

Skandali:

Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri(Pere), mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta janë personat e vënë nën hetim lidhur me skemën e mashtrimit që përdornin me personat e sëmurë me kancer.

Këta shtetas kanë qenë të punësuar në spitalin shtetëror “Nënë Tereza” si mjekë onkologë  dhe duke përdorur detyrën e vet nuk jepnin shërbimin e duhur në spitalin shtetëror por i orientonin pacientët në spitale private për të marrë shërbimin që kërkohej nga ana e atyre.

Ishte mjeku Edmond Gashi, ai i cili dërgonte pacientët në klinikën e tij private.

Pas hetimit disa mujor u zbulua se në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë por nuk vendosej në punë dhe ishte jashtë kushteve të përdorshmërisë duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët.

Gjatë hetimit është bërë e mundur që ky burim të zhvendosej dhe të vendosej në dhomën adapte.

Është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”./vizionplus.tv

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *