Borziloku është një bimë popullore e Mesdheut që ka vlera ushqimore dhe mjekësore, të cilave i janë thurur lavde që në lashtësi. Borziloku ka një shije delikate e të ëmbël, madje dhe pak djegëse, por më të butë se rigoni.

Kjo bimë ka shumë fitonutrientë, minerale, vitamina që janë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien e njeriut. Shumë prej elementëve kimikë që gjenden tek borziloku kanë vlera të mëdha kundër inflamacionit dhe baktereve. Borziloku i freskët ka vitaminë C dhe në 100 gramë të tij gjendet 86% e dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme që shërben si antioksidant dhe lufton radikalet e lira. Acidet e pranishme tek borziloku forcojnë imunitetin, përshpejtojnë shërimin e plagëve dhe luftojnë virozat.
Bima e borzilokut ka nivele të larta beta karoteni, vitaminë A, luteine dhe zea-ksanthine, të cilët janë flavonoidë antioksidantësh të fuqishëm.

Vaji i borzilokut është përdorur për të trajtuar probleme siç janë fryrjet në stomak, dhimbjet muskulare dhe reumatizmën.
Eugenoli tek borziloku luan një rol anti inflamator dhe përbën një kurë të mirë për njerëzit që vujanë nga simptoma të tilla si: artriti reumatoid, osteoartriti dhe inflamacionet e zorrëve.
Vajrat esencialë tek borziloku kanë luftojnë mykun dhe bakteret si stafilokokun, E.coli, etj. Çaji i borzilokut ofron ndihmë kundër të vjellave, të fryrave të stomakut dhe luan rol anti-septik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *