Plazhi sapo ka filluar! Të gjithë vrapojmë drejt detit, të shijojmë ujin dhe diellin, sado që qëndrimi në orë të gjata nuk është vendimi më i mirë për lëkurën, as për flokët! Ndryshe nga benefitet që ka për lëkurën, kripa e detit nuk ndikon për mirë te flokët.

Tharja e tyre gjatë verës është pikërisht pasojë e kripës, prandaj veç kremrave apo vajrave mbrojtës të lëkurës, këshillohen edhe ata për flokët. Uji i kripur dehidraton flokët, i dobëson ato duke mos e bërë të lehtë krehjen. Pra, nëse doni flokë të shëndetshëm dhe me shkëlqim, mjafton t’i trajtoni me produktet e duhura sipas nevojave të tij.

Kremi i flokëve në verë, i hidraton dhe në të njëjtën kohë mbron ngjyrën nga rrezatimi diellor dhe kripa e detit. Menjëherë pas notit, shpëlani mirë flokët dhe kujdesuni për to duke aplikuar krem kundër diellit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *