Subscribe

Shqipëria, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të grumbulluara gjatë censit të realizuar në fundin e vitit 2023, numëron 2.4 milionë banorë.

Në krahasim me censin e vitit 2011, popullsia e Shqipërisë është tkurrur me afro 420 mijë banorë. Në ndarje gjinore, femrat kanë një dominancë të lehtë ndaj meshkujve, duke përbërë 50.4% të popullsisë.

Lexo edhe :

Related Posts

Nga ana tjetër, numri i banesave është rritur me 70 mijë në raport me 2011, duke numëruar afro 1 milion të tilla, ku pjesën më të madhe e zënë shtëpitë individuale.

“Ky cens, vlerësoi në territorin shqiptar në datë 18 shtator 2023, 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme”, tha Elsa Dhuli, drejtoresha e INSTAT.

Vendin e parë në rend qarku për numër popullsie e mban Tirana, pasuar nga Elbasani dhe Fieri.

Sa i takon përkatësisë etnike, INSTAT ka arritur në përfundimin se 91% janë shqiptarë.

“0.6% kanë zgjedhur të mos përgjigjen dhe pjesa tjetër përbëhet nga grekë, egjiptianë, romë, bullgarë, boshnjakë, aromunë, Maqedonia e Veriut, serbë dhe malazezë”, tha Anisa Omuri, nga Drejtoria e Statistikave Sociale, INSTAT.

Të dhënat tregojnë se mosha mesatare e popullsisë shqiptare është 42.5 vjeç, duke u rritur me 7 vite krahasuar me 2011 dhe duke treguar një tendencë plakjeje të shoqërisë.

Popullsinë shqiptare e dominojnë ata që i përkasin besimit mysliman, pasuar nga katolikët dhe ortodoksët.

244 mijë qytetarë kanë refuzuar të përgjigjen për këtë pyetje.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *