Subscribe

Censusi ka nxjerrë të dhëna mjaft interesante sa i përket strukturës së popullsisë në Shqipëri. INSTAT raporton se nga 6 qytetarë mbi 100 vjeç, 5 prej tyre janë gra. Rezulton po ashtu se numri më i studentëve në universitet janë vajza.

Pajisjet në pronësi

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërkohë, krahasuar me 2011, vërehet një rritje e ndjeshme e familjave që kanë lidhje internet, ndërsa rezulton se vetë, 45% e familjeve shqiptare kanë një makinë në pronësi.

INSTAT raporton se familjet shqiptare kanë në shumicë dërrmuese televizorë; frigoriferë dhe lavatriçe në shtëpi, ndërsa çuditërisht nuk rezulton e njëjta gjë sa i përket bolierëve. Të dhënat tregojnë se bolierë kanë 75% e familjeve.

INSTAT raporton se nga 726 325 banesa në total, rreth 33% e tyre janë të pabanuara, pra bosh.

Popullsia

INSTAT raporton ndryshime të mëdha na piramidën e popullsisë së vendit ku vërehet një rritje e moshës mesatare

Vlen të theksohet fakti se në popullsinë nën 10 vjeç sipas INSTAT vërehet një numër më i madh meshkujsh krahasuar me femra, gjë që jep indikacione për vijimin e praktikës së abortit selektiv në Shqipëri. Ndërkohë, gratë tejkalojnë numrin e meshkujve për moshat mbi 40 vjeç pasi rezulton se jetojnë më gjatë.

Vërehet një rënie drastike e numrin të meshkujve në raport me femrat pas moshës 75 vjeçare, ku gratë janë në shumicë.

Qytetet

INSTAT ka raportuar se 32% e popullsisë së Shqipërisë jeton në Tiranë, ndërkohë që Durrësi renditet i katërti për nga numri i popullsisë, ndryshe nga sa besohej. Rezuton se pasi Elbasani dhe Fieri kanë 10% të popullsisë, kurse Durrësi, 9%. Qarqet me numrin më të vogël të popullsisë janë Gjirokastra dhe Kukësi me nga 3%.

Besimi fetar

Sipas të dhënave të INSTAT, 4% e popullsisë së Shqipërisë është shprehur se janë ateistë, ndërkohë që 10% e personave të pyetur nuk kanë preferuar që të deklarojnë besimin e tyre.

Ndërkohë, nga ata që janë deklaruar, rezulton se 1.1 milion janë myslimanë suni; 116 mijë, myslimanë bektashinj; 202 mijë janë katolikë; 174 mijë, ortodoksë; 9 700 ungjillorë dhe 3 400 kanë deklaruar besime të tjera.

Më herët, INSTAT deklaroi se në Shqipëri jetojnë 2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.

Vlen të theksohet se është ulur ndjeshëm numri mesatar i anëtarëve për familje, e cila ishte 3.7 në Censin e fundit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *