Kreu i qeverisë premtoi se familjet në nevojë që punojnë në të zezë do të përfshihen po ashtu në paketën e zgjeruar ekonomike të qeverisë. Edi Rama deklaroi këtë të hënë në rrjetet sociale se synimi është që ata të përfitojnë më shumë se 80 mijë lekë të vjetër.

“S’ka një zgjidhje individuale prë familjet që janë në vështirësi ekonomike dhe punojnë në të zezë, por duke konstatuar që një pjesë e madhe që punojnë në të zezë janë një grup prej afro 70 mijë familje që nuk janë të përfshira në skemën ekonomike edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lratë se ai i atyre që kanë hyrë në ndihmën ekonomike. Për familjet në nevojë ne po mendojmë një bonus të veçantë për periudhën e mëtejshme. Si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodhë do ta kemi të qartë brenda kësaj jave. Do tu vjmë në ndihmë shumë prj atyre që ankohen me të drejtë që punojnë në të zezë, që nuk kanë mundësi. Një ndihmë ekonomike do ta bëjmë shumë shpejt. Duam të shkojmë përtej ndihmës prej 8 mijë lekësh të rinj.”

Sipas kryeministrit, deri në fund të muajit qershor Shqipëria do të humbë gjysmë miliardi euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *