Subscribe

27 mjete lundruese u bllokuan nga policia detare dhe ajo kufitare për të parandaluar çdo aksident të mundshëm detar.

Aksioni u shtri përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Ksamili në Velipojë.

18 jet ski, 4 skafë dhe 5 gomone u bllokuan.

Pesë prej tyre po lundronin brenda perimetrit të sigurisë duke rrezikuar jetën e  pushuesve. Pronaret e mjeteve u ndëshkuan me 100 mijë lekë gjobë.

Ndërkaq, policia e Vlorës sekuestroi 120 çadra plazhi dhe shezlongë në Lungomare, ku përfundoi i proceduar penalisht administratori i plazhit të paregjistruar. 55-vjeçari kishte uzurpuar hapësirën publike në plazh, duke vendosur pa leje çadra dhe shezlogë.

Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare po verifikojne dokumentacionet e nevojshme, si për plazhet e zaptuara por edhe kushtet në të cilat mjetet detare lundrojnë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *