Subscribe

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur sërish që Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të qëndrojnë në arrest shtëpie. Togat e zeza nuk kanë pranuar që të ndryshojnë masën për ish-kryeministrin dhe dhëndrin e tij.

Pala mbrojtëse u shpreh se veprimet që po kryhen nuk kanë lidhje me veprën penale të korrupsionit. I pyetur për mungesën e gjatë të Berishës në Kuvend dhe mundësisë së humbjes së mandatit, avokati Genc Gjokutaj u shpreh:

“Po kryhen veprime që nuk kanë lidhje me veprën penale të korrupsionit. Berishës mandatin ja ka dhënë populli dhe ai nuk mungon nga dëshira e tij në Kuvend. Ne kemi bërë kërkesën në gjykatë, në SPAK, në apel dhe ata kanë vendosur në kundërshtim me kushtetutën e vendit. Mungesa e tij nuk është për faj të tij, mandati i tij mbetet i pacënuar ligjërisht”, tha Gjokutaj.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë nën hetim nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportive Partizani ku janë ndërtuar disa kulla./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *