Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka njoftuar se Institutit të Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë do t’i vihen në dispozicion 20 mijë teste për COVID-19.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, diplomati ka theksuar që Bashkimi Evropian do t’i qëndrojë pranë Shqipërisë për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *