Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të mërkurë me biznesin e taksive në kryeqytet. Sipas tij, kjo kategori është një ndër më të goditurit nga karantina 3 mujore.

Ai iu prezantoi taksistëve planin e tij për përgjysmimin e taksës së qarkullimit, duke theksuar se ky përgjysmim, do të ulë kostot për të gjithë sektorët e ekonomisë.

Kryedemokrati tha plani i PD për rimëkëmbjen është një ndihmë shpëtimtare veçanërisht për biznesin e taksive në 6 muajt e ardhshëm. Ndërkohë, theksoi se paketa do të ndihmojë konsumin me mbi 300 milion euro dhe do të zbusë ngërçin e konsumit në tërësi.

Në fund të takimit, ai sqaroi se programi i PD do të ulë taksat dhe do të luftojë monopolet.

“Konsumi ka rënë, i ka shtyrë në kufijtë e mbijetesës. Këto probleme te taksistëve sot janë të të gjithë sipërmarrjes së vogël. Paratë e ndara me oligarkët të nxirren dhe të shkojnë aty ku ka më shumë nevojë qytetari. Shikoni, premtime të pambajtura të këtij kryeministri dhe qeverie kemi kaq shumë saqë do t’u duheshin shumë orë. I gjendur pranë një bilanci shumë negativ ky njeri s’ka rrugëdalje dhe përsërit të njëjtat premtime të pambajtura. Për shtatë vite me rradhë nuk ka patur asnjë rritje page. Shqiptarët presin ndryshim dhe ndryshimi është i domosdoshëm për t’u larguar nga kjo rrugë e rrezikshme ku është futur vendi.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *