Janë mbyllur ndeshjet e fundit në grupin D, ku Austria bëri surprizën e madhe, duke u kualifikuar si e para e grupit.

Austriakët fituan 2-3 ndaj Holandës, në një ndeshje që dhuroi emocione të shumta.

Të parët që kaluan në avantazh ishin austriakët falë një autogoli të Malen, teksa me vonë Gakpo barazoi shifrat për Holandën.

Schmid kaloi sërish Austrinë në avantazh, teksa Depay riktheu barazpeshën. Sabitzer shënoi golin e tretë në minutën e 80-të dhe një gol i katërt iu anulua austriakëve më vonë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër Polonia dhe Franca u ndanë në një barazim 1-1. Të dy golat u shënuan me penallti, Mbappe për “gjelat” dhe Lewandowski për polakët.

Kështu, si e para e grupit kualifikohet Austria me 6 pikë. Franca mban vendin e dytë me 5 pikë dhe Holanda vendin e tretë me 4 pikë . polonia eliminohet me një pikë si e fundit e grupit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *