Tymi i zi ka mbuluar pjesët veriore të pellgut të Atikës nga zjarri që shpërtheu në një fabrikë në Kato Kifisi. Erërat jugore e çuan renë e rrezikshme të tymit drejt veriut. Pamjet e regjistruara nga kamerat e Observatorit Kombëtar të Athinës tregon se si janë prekur zonat edhe më larg Kato Kifisia.

Në të njëjtën kohë, mjekët pulmonologë paralajmërojnë se si tymi mund të prekë veçanërisht ata që i përkasin grupeve vulnerabël, për këtë arsye edhe nga 112 është dërguar një mesazh për qytetarët duke i ftuar ata të qëndrojnë në ambiente të mbyllura dhe të mbyllin dyert dhe dritaret dhe duke i paralajmëruar se tymi është drejtuar në zonën e tyre.

Një zjarri i madh ka rënë pas një shpërthimi në një fabrikë në Kato Kifisia mesditën e së mërkurës në Greqi. Sipas raportimeve nga mediat greke zjarr nuk është fikur ende ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë ende punën për fikjen e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit po punojnë 45 zjarrfikës me 15 automjete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *