Subscribe

Policia e Vlorës ka asgjësuar 320 bimë kanabisi të kultivuara në Trevllazër.

Bimët narkotike ishin kultivuar nga tre persona, dy prej të cilëve rezultonin me masën “arrest shtëpie”, për po të njëjtën veprimtari.

“R. V., 23 vjeç dhe A. Ç., 49 vjeç, të dy këta shtetas me masë sigurie “Arrest shtëpie” në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë thyer gjatë kohës që merreshin përsëri me kultivimin e bimëve narkotike”, njofton policia.

Dy persona janë arrestuar, teksa është shpallur në kërkim dhe një 30-vjeçar, bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike.

“Këta shtetas, brenda një parcele me ullinj në fshatin Trevllazër, kishin kultivuar 320 bimë kanabisi. Gjatë operacionit, 2 shtetasit e vënë në pranga u kapën në parcelë, duke u kujdesur për bimët narkotike.

Gjatë hetimit proaktiv janë siguruar prova filmike kur këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shkonin në mënyrë të përsëritur te parcela për t’u kujdesur për bimët”, thuhet më tej në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *