Subscribe

Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano
Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano

Këshilli Bashkiak i Himarës ka caktuar kryetarin e ri të bashkisë, i cili do të jetë Arqile Bollano. Ai do të kryejë funksionin e tij si kryetar i komanduar pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë.

Bollano ishte në garë me Pervin Gjikuria i cili gjatë mbledhjes së kësaj të premte deklaroi tërheqjen nga gara dhe keshtu detyra e re i mbetti Bollanos. Për mediat Bollano u shpreh se do të punojë për të gjithë qytetarët dhe do të jetë  bashkëpunues edhe me palën tjetër.

Lexo edhe :

Related Posts

“Unë jam vazhdimësi e bashkisë dhe kemi gjithë punën për të bërë. nuk ka vend për llafe por ka vend vetëm për punë. Kemi shumë gjëra për të bërë. Unë kam përgjegjësi të madhe dhe kjo do ta tregojë në vazhdimësi”, tha Bollano.

Ndërsa kandidati tjetër, Gjikuria u shpreh se i la vendin dikujt me eksperiencë.

“Ka një eksperiencë të madhe në drejtimin e bashkisë së Himarës. Di të bashkëpunojë dhe kemi nevojë për një kryetar që di si të ecë puna”, tha Gjikuria.

Kandidati Arqile Bollano mori 12 vota pro nga këshilli bashkiak i Himarës për të qenë kryetar i komanduar dhe 9 vota kundër.

Më 29 mars Blerina Bala u zgjodh kryetare e komanduar pasi dy kryetarët, ai në detyrë Jorgo Goro dhe i zgjedhuri Fedi Beleri përfunduan në burg.

Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja vetëm pas një vendimi përfundimtar te Apelit të Posaçëm për Fredi Belerin, i dënuar me dy vite burg nga shkalla e pare.Ai u kap duke blerë vota në zgjedhjet vendorë të 14 majit./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *