Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për vendimin e Apelit në Britani, e cila ditën e djeshme la në fuqi vendimin “non grata” për të.

Në një dalje për mediat nga shtëpia, ku ndodhet nën arrest me vendim të GJKKO, Berisha ka thënë se togat e zeza në Angli nuk kanë gjetur asnjë provë, që fakton akuzat që janë ngritur ndaj tij për korrupsion.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai shtoi më tej se do të vazhdojë betejën ligjore për të zbardhur të vëretën dhe për të zbuluar lidhjet e Ramës me krimin.

“SIAC zbulon dy elementë të rëndësishëm, vërteton se nuk është marrë me vërtetësinë e provave, por është marrë nëse sekretarja e Shtetit ka pasur prova të mjaftueshme për vendimin që ka marrë.

Së dyti, na informon se nuk ka marrë parasysh mijëra faqe të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë. Nuk janë shqyrtuar sikurse kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit. Kjo është një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu. Avokatët e mi kanë dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e kërkuara, por këto dokumenta nuk i janë paraqitur sekretares së shtetit me dy qëllime, që këto dokumente të mos paraqiteshin në SIAC.

Në përfituam nga ky proces, mësuam se çfarë manipulimesh u bënë për të fshehur të vërtetat, dosje mijëra faqe. Mësuam se nuk ekziston asnjë provë që të faktojë korrupsionin apo lidhjen me krimin të Sali Berishës. Përdoret një goditje me shkelm nga Dauti, një qytetar që s’e kam takuar kurrë, ndërkohë që në tavolinë me Ramën ulet mafia dhe kriminelë me famë. A nuk janë këto akuza përpjekje për të ndihmuar narkoshtetit. Beteja jonë vazhdon, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifje, trillime, mbrojtjetn tuaj nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit të Ramës, politikanëve”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *