Aktori me origjinë shqiptare, Daniel Nurka ka folur për vështirësitë që ka hasur kur për shkak të origjinës nuk i kanë dhënë shtëpi me qira.

“Kur erdha në Athinë nuk e pata të vështirë të gjeja një shtëpi, sepse jetoja me një shoqen time të ngushtë. Në tranzicion më pas, kur kërkoja shtëpi më pas, më mori pak kohë. Aty rashë në disa situata ku më kërkuan një emër për të lënë takim dhe unë i thoja “Daniel Nurka”.

Shumë grekë më pyetën se nga jam, u thashë nga Shqipëria dhe më thanë se “pronari i shtëpisë nuk do të huaj”, ka treguar ai në mediat greke. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *