Drejtuesi i një motoçiklete ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

Aksidenti ndodhi paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *