Subscribe

Një aksident i rëndë është regjistruar disa minuta më parë në rrugën nacionale Fier -Patos në vendin e quajtur Grizë.

Dy automjete, një“Audi Q5” dhe një “Ford”,  janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar jo vetëm dëme materiale, por edhe të lënduar të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje  kanë mbërritur forca të policisë dhe ekspertë  të cilët po punojnë për zbardhjen e  shkaqeve  të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *