Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara vendosi se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, nuk mund të ndiqet penalisht për veprime zyrtare që i ka  ndërmarrë gjatë kohës  kur ishte në detyrë.

Trupi gjykues iu  referua pikërisht  akuzave për përpjekjet e Trump  për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Në një vendim historik anëtarët e Gjykatës së Lartë u shprehën për herë të parë se ish-presidentët kanë imunitet absolut nga hetimet për veprimet e tyre zyrtare, si dhe asnjë lloj imuniteti për veprimet e ndërrmarra privatisht.

Pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i vetë Trump, i cili e quan një fitore të Kushtetutës dhe demokracisë.

“Fitore e madhe për Kushtetutën dhe demokracinë tonë. Krenare që jemi amerikan!”, shkruan Trump.

Trump ka mohuar të ketë bërë ndonjë shkelje dhe ka thënë se ky proces hetimor, ashtu si edhe tre procese të tjera  ndaj tij, janë të motivuara politikisht dhe se janë përpjekje për të ndalur rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *