Subscribe

Nga muaji i ardhshëm gati gjysma e punonjësve të administratës do të marrin pagën e rritur. Vendimi i qeverisë specifikon se ata që e morën të plotë rritjen vitin e kaluar, nuk përfitojë këtë vit. Pranvera Resulaj, deputete e mazhorancës, e ftuar në emisionin “E-ZONE” dha disa detaje lidhur me rritjen e pagave në shtet.

“Në total janë për këtë 6-mujor janë 84 mijë punonjës të administratës publike, që do të marrin rritje page. Kush ka përfituar një vit më parë rritje page në masën 7% do të jetë përfitues edhe këtë vit. Kush e kam marrë një vit më parë rritjen e plotë gati 30-50%, në varësi të pozicionit të punës, nuk do të jetë përfitues këtë vit. Ndërkohë nga kjo rritje përjashtohen punonjësit e administratës lokale. Për ta ministria e linjës është në fazën finale të ristrukturimi të pagave dhe pozicioneve të punës, të cilat pritet të miratohen në ditët në vijim për t’i hapur rrugë zbatimit”,  shpjegoi Resulaj në Vizion Plus.

Lexo edhe :

Related Posts

Duke ju referuar të dhënave, pagat në policinë e shtetit rriten nga 8.500 deri në 46.300 lekë në muaj, në varësi të gradës. Në gardën e republikës nga 11.000 në 46.300 lekë në muaj në varësi të gradës, zjarrfikësit nga 10.500 -28.500. Mjekët do të përfitojnë 20.000 lekë mbi pagën aktuale, infermierët 15.000 mbi pagën ekzistuese. Ndërsa sistemi arsimorë në varësi të nivelit, të ulët, mesëm apo të lartë do të përfitojnë mesatarisht 18.000 lekë plus. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *