Një studim i botuar në revistën “Journal of Marriage and Family” analizoi të dhënat e dhjetë viteve për mijëra çifte të martuara për të kuptuar shkaqet kryesore të divorcit. Dhe duket se nuk është tradhtia, një nga shkaqet kryesore! Ja cilat motive janë më të rëndësishme dhe që çojnë me shumë mundësi drejt ndarjes së një çifti.

#1 Tradhtia

Tradhtia mbetet një nga motivet kryesore të divorcit, duke prekur ndjeshëm besimin dhe sigurinë emocionale brenda një marrëdhënieje. Kur njëri partner shkel paktin e besnikërisë, kjo çon në tronditje të thellë emocionale dhe një ndjenjë tradhtie. Kjo gjendje ndikon në themelin e marrëdhënies, duke e bërë të vështirë që pala tjetër të rifitojë besimin.

#2 Harxhimi i parave pa kriter

Mosmarrëveshjet financiare janë shkaku kryesor i problemeve martesore, që shpesh përkeqësohen nga zakonet e papërgjegjshme të shpenzimeve të njërit prej partnerëve. Kur gruaja apo burri marrin vendime financiare pa u konsultuar me tjetrin apo shpërfillin buxhetet për të cilat kanë rënë dakord, kjo mund të çojë në pakënaqësi, stres dhe në fund të fundit, në ndarje të çiftit.

#3 Alkooli/ Abuzimi me substancat

Çrregullimet për shkak të veseve mund të ndryshojnë sjelljen dhe të çojnë në paqëndrueshmëri emocionale, duke krijuar një mjedis të pasigurt ose të paparashikueshëm brenda marrëdhënies. Për më tepër, abuzimi me substancat shpesh lidhet me çështje të tjera si problemet financiare, neglizhenca e përgjegjësive dhe distanca emocionale, ndërsa të gjitha këto ndikojnë në pakënaqësinë dhe konfliktin martesor.

#4 Xhelozia

Xhelozia e tepruar shpesh është tregues i vetëvlerësimit të ulët, frikës nga braktisja ose traumave të pazgjidhura, të cilat mund të çojnë në fiksime, akuza dhe përpjekje për të kontrolluar veprimet e partnerit/es. Me kalimin e kohës, xhelozia mund të ndikojë në çështjet e intimitetit dhe të gërryejë lidhjen emocionale midis partnerëve. Sipas të njëjtit studim të botuar në “Journal of Marriage and Family”, burrat kanë më shumë tendencë që të përmendin xhelozinë e grave si një nga faktorët shkatërrues të lidhjes në çift.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *