Që ta keni të qartë: Fakti që partnerët në një romancë tradhtojnë, edhe pse ai/ajo është i/e dashuruar me njeriun e zemrës, jo domosdoshmërisht do të thotë që ata kërkojnë ndarjen. Në fund të fundit, marrëdhëniet janë të ndërlikuara.

“Shpesh kjo ndodh për shkak të pakënaqësisë së atij/asaj me veten, se sa me marrëdhënien në tërësi,” thotë terapistja e lidhjeve në çift Aurisha Smolarski.

Këtu janë gjashtë arsyet e mundshme se pse njerëzit tradhtojnë, pavarësisht se janë në një romancë të bukur dhe të lumtur.

#1 Kanë vetëbesim të ulët

“Vetëvlerësimi i ulët çon në ndjenjat e zbrazëtisë, turpit, fajit dhe pavlefshmërisë,” thotë psikologia Monica Vermani.

Shpesh, këta individë kërkojnë vëmendje, dashuri dhe konfirmim nga persona jashtë lidhjes që të rrisin ndjenjat e vetëvlerësimit.

#2 Kërkojnë më shumë dopaminë

Studimet tregojnë se përvojat e reja shkaktojnë çlirim të dopaminës, një kimikat i trurit që nxit gjendjen e kënaqësisë. Prandaj, të bësh seks me një person të ri mund të nxisë nivele të larta dopamine, pra më shumë gjendje relaksi dhe kënaqësie.

#3 Ata kanë mospërputhje të nevojave seksuale

Ndonjëherë, kur çiftet nuk përmbushen në aspektin intim, ata kërkojnë që t’i plotësojnë nevojat dhe dëshirat jashtë shtëpisë. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të keni biseda të hapura dhe të sinqerta për nevojat dhe dëshirat tuaja.

#4 Ata kanë trauma të pazgjidhura nga e kaluara

Përvojat traumatike nga e kaluara e dikujt mund t’i shtyjnë njerëzit drejt tradhtive. Kur një nga partnerët është rritur në një familje, ku shembulli i tradhtisë është pranuar, atëherë me kalimin e viteve ai/ajo e normalizon si çështje derisa i duket e pranueshme.

#5 Ndihen të vetmuar

Nëse partneri/ja udhëton shpesh dhe ju e gjeni veten tërësisht vetëm në shtëpi, kjo gjendje fillon t’ju japë ndjesi vetmie, që shtyjnë drejt një tradhtie të mundshme për të plotësuar pikërisht këtë zbrazëti.

#6 Ata nuk kontrollojnë dot impulset

Kontrolli i impulsit është aftësia për t’u rezistuar tundimeve të papritura dhe te disa njerëz kjo qasje është më e fortë dhe e dallueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *