Subscribe

Situate mjaft kaotike është shënuar përgjatë ditës se sotme ne piken kufitare te Kakavijës. Dhjetëra emigrante te cilët duan te kthehen ne vendet e tyre te punës ne shtetin fqinje, janë përballur me vonesa dhe ore te tera pritje ne këtë pike. Gjendja është bere mjaft alarmante duke marre parasysh temperaturat tejet te larta te shënuara gjate ditës se sotme. Si pasoje, emigrantet kryesisht familjet me fëmijë te vegjël, jane detyruar te mbajnë automjetet ndezur. Ndërsa nje pjese e tyre kane lënë makinat dhe kane zgjedhur te qëndrojnë ne baret afer doganës. Burime nga pika e kalimit kufitar, bëjnë te ditur se ne kushte te tilla, nga pala shqiptare janë aktivizuar numri total i sporteleve ndërsa është kërkuar edhe takim me autoritet greke për shtim te sporteleve, pasi kjo e fundit si çdo vit ne këtë sezon, punon vetem me nje sportel. Përgjatë 24 orëve nga pika e kalimit kufitar, kane ikur drejte Greqisë rreth 6000 shtetas, numër ky qe pritet te rritet gjate orëve ne vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *