Rreth 1100 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar këtë të mërkurë nga policia në Shkodër dhe Tiranë, ndërsa në Vlorë, uniformat blu sekuestruan 24 kg hashash. Sasia me e madhe e drogës së asgjësuar me anë të djegies ishte në Tiranë. Bimët u asgjësuan në pyllin e Dajtit, ku ishin të mbjella në nje tokë pa pronar. Ndërsa në Vlorë, policia vuri në pranga dy persona, Alfred Vaja, 54 vjeç dhe Ervin Cane, 36 vjeç. Ata u arrestuan në zonën e Bunavisë, ku po udhëtonin me automjetin tip “fuoristradë”, duke transportuar lëngë narkotike, armë zjarri dhe fishekë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *