Forcat kurde peshmerga jane përfshire ne operacione kundër militanteve te shtetit islamik ne pjesën verilindore te Mosulit. Qindra luftëtare, te mbështetur nga bombardimet amerikane nga ajri, kane avancuar ne tre drejtime ne Bashika, duke vene nen kontroll gjysmën e qytetit. Forcat speciale irakene arritën te hyjnë gjashte dite me pare ne lagjet lindore te qytetit te Mosulit, por ofensiva per marrjen e plote te tij nen zotërim vazhdon. Progresi ka qene i ngadalte per shkak te taktikave te ndjekura nga militantet e shtetit islamik, te cilët përveç përdorimit te mburojave njerëzore, kane realizuar sulme ne qytete te tjera irakene per te larguar vëmendjen. Ne anen tjetër, kurdet, te mbështetur nga forcat amerikane dhe luftëtaret e tjere arabe nisin te dielën nje tjeter ofensive, kete here ne Siri, per te vene nen kontroll qytetin e Rakas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *