Subscribe

Disa orë pas atentatit me tritol ndaj nëndrejtorit te ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, policia ka arritur të zbardhë detaje të reja ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në automjetin tip “Land Rover”, persona ende të pa identifikuar, kanë vendosur në pjesën e përparme të makinës, 50 gram tritol artizanal. Deri tani, policia e Durrësit ka shoqëruar 14 persona e mbrëmjes në cilësinë e atyre që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Referuar te njëjtave burime, mësohet se është ngushtuar rrethi i te dyshuarve. Shpërthimi i automjetit tip “Land Rover” nuk është mundur të regjistrohet nga pamje filmike, pasi në zonën ku gjendej fuoristrada e nëndrejtorit të ALUIZNI-t nuk ka pasur kamera sigurie. Hetimet janë përqendruar rreth aktivitetit të nëndrejtorit të ALUIZNI-t në Durrës, veçanërisht gjatë muajve të fundit. Vetë pronari i automjetit është shprehur para grupit hetimor se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk e shpjegon dot se përse i është vendosur lëndë shpërthyese. Nga ana tjetër, sipas eksperteve, autoret e ngjarjes ka synuar vetëm ta paralajmërojnë Aleksin, pasi edhe nëse do te kishte shpërthyer lënda eksplozive, nuk mund te shkaktonte vrasjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *