Moti i keq ka paralizuar pjesën qendrore te Italisë, duke shkaktuar te paktën dy viktima ne Rome, ndërsa shume persona te tjerë jane plagosur. Kryeqyteti është goditur gjithashtu edhe nga nje tornado i shoqëruar me erëra te forta dhe shira te rrëmbyeshëm. Moti i keq solli edhe shembjen e dy kateve te nje pallati 8 katesh ne Ladispoli, ku pese banore mbeten te plagosur. Shirat kane shkaktuar probleme serioze ne qarkullim, ndërsa autoritetet kane ndërhyre duke mbyllur shkollat e kopshtet ne disa zona periferike te Romes. Autoritetet u kane bere thirrje banoreve te kufizojnë lëvizjet, pasi pritet qe mot i keq me shira e stuhi te jete i pranishëm edhe gjate ditëve ne vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *