Subscribe

Paralajmërimi i ministrit te brendshëm Tahiri per te shtuar sigurinë gjate natës ne pikat e karburantit, nuk rezultoi i kote. Dy pika karburanti kane rene pre e grabitjeve ne pak ore. Sipas policisë, ne orën 03:00 te mëngjesit duke u gdhire e hëna, dy grabitës me maska ne fytyre dhe me pistoleta ne duar, i jane afruar kësaj pike karburanti ne Qafe Kashar. Nën kërcënimin e armeve ata kanë arritur të marrin kasafortën e parave duke u larguar me pas në drejtim të Durrësit. Dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 1milione leke, qe ishin paratë e xhiros së djeshme. Pas denoncimit, forcat e rendit shkuan pranë pikes se grabitur dhe vendosen patrulla ne superstrade. Por agresoret ishin te mirepergatitur, duke qene nje hap para policisë.   Para se te largoheshin, grabitësit kanë shkatërruar serverin e kamerave të sigurisë, duke vështirësuar punën e policisë ne identifikimin e tyre. Nje tjetër pikë karburanti u grabit gjatë natës, këtë herë në qytetin e krujës. Tre persona të maskuar dhe te armatosur kanë kërcënuar punonjësin e një karburanti, duke i marre lekët e xhiros, rreth 10 mijë lekë. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00  në rrugën nacionale Krujë – Kraste. Pak dite me pare ministri Tahiri kerkoi nga përfaqësuesit e kompanive te karburanteve qe te vendosnin shërbim te automatizuar gjate natës, si dhe kamera me cilësi te larte, pikërisht per te shmangur grabitje te tilla.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *