Subscribe

Atë që nisi ish-kryebashkiaku i Tiranës Edi Rama 5 vjet më parë, do ta çojë në fund Erjon Veliaj. Ne prezantimin e planit të ri për sheshin “Skenderbej”, Rama nuk e fshehur kënaqësinë për vijimësinë e projektit. Qeveria “Berisha”, sipas Rames i kushtoi më shumë rëndësi asfaltit elektoral, duke lënë pas qytetet. Ndërsa kryebashkiaku Veliaj i siguroi ne veçanti kritikët dhe kundërshtaret politike, se projektet e mëdha do të mbarojnë brenda mandatit. Sheshi i transformuar i qendrës sipas Veliajt, do t’i japë frymëmarrje gjithë kryeqytetit. Punimet ne shesh pritet të përfundojnë pas 12 muajsh. Sipas projektuesve, aty janë parashikuar më shumë hapësira të gjelbërta dhe 11 lulishte. Ndërsa ndërtimi i tij do të bëhet me ndërthurje të gjelbërimit, gurit natyral, me sistem ekologjik për përdorimin e ujit, ndërsa ndriçimi do të jetë me panele diellore dhe led.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *