Subscribe

Me katër seanca stërvitore kjo edhe per shkak te kushteve atmosferike akoma nuk është përcaktuar qarte se cilin formacion do te hedh ne fushe tekniku Xhani De Biasi per sfidën e se shtunës kundër Izraelit. Me sulmuesin Armando Sadiku përfundimisht jashtë, Odise Roshin ne dyshim dhe dy balotazhe ne reparte te caktuara te fushës, tekniku italian ka lene te kuptohet se do te vendosi vetëm ne çastet e fundit per formacionin kuqezi. Me Berishën ne porte dhe Hysaj e Agolli nga krahët, pranë Mavrajt ne qendër me i avantazhuar është Gjimshiti ne nje gare te forte me Veselin dhe Ajeti i rikthyer nga dëmtimi. Ne rast se Roshi do te rikuperohet deri ditën e shtune, Kukeli do te jete para mbrojtjes. Ne te kundërt Memushaj merr ne te majte vendin e fierakut,   i cili ka ardhur i dëmtuar dhe po zhvillon stërvitje te diferencuar. Ne krahun e djathte do te jete Llullaku forma mjaft e mire, te cilit ka bindur numrin nje te pankines shqiptare te luaje qe nga minuta e pare si titullar. Ndërsa ne qendër te mesfushës do te jene Abrashi dhe Xhaka. Alternativa jane edhe Jahmir Hyka  e Ermir Lenjani edhe pse gjasat te luajnë qe nga minuta e pare janë te pakta. Ne sulm sulmuesi i momentit ne rusi Bekim Balaj. Se bashku me Llullakun ne Rumani dyshja sulmuese ka kaluar çdo parashikim duke mbajtur  per momentin vendin e pare ne Europe me 20 golat e shënuar se bashku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *