Keto pamje i përkasin nje prej operacioneve me te medha te shpëtimit te emigranteve ne Detin Mesdhe 24 oret e fundit. Rreth 6500 vete i shpetuan mbytjes fale ndërhyrjes se rojave bregdetare italiane. Ne operacion u përfshinë anije nga Italia, mjete te agjencisë se kufijve te BE, FRONTEX dhe te organizatave si Mjeke pa kufij.

Shume prej te shpëtuarve janë fëmijë. Nje pjese e emigranteve nxituan me not drejt anijeve te shpëtimit. 40 ndërhyrje te koordinuara shpëtimi u kryen ne brigjet libiane. Anijet me te cilat udhëtonin emigrantet ishin te mbipopulluara dhe pa karburant te mjaftueshëm per te mbërritur ne Itali.

Shumica e emigranteve ishin nisur nga Afrika veriore dhe perëndimore me destinacion veriun e Evropës. Qe prej nje viti kriza e emigranteve është nje nga sfidat kryesore per liderët perëndimore, qe ende nuk po gjejnë nje zgjidhje. Vetem gjate ketij viti mbi 3 mije emigrante jane mbytur ne det ne përpjekje per te arritur ne brigjet italiane, apo greke.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *