Noizy dhe Erik Fullani njihen tashmë për miqësinë e tyre të ngushtë. Pothuajse janë gjithmonë bashkë dhe duket se dhe Eriku është duke përgatitur një dalje në muzikë. Megjithatë ky është një lajm i vjetër tashmë.

Ajo çfarë ka ngacmuar median on-line ditët e fundit është shoqëria e përbashkët e Noizyt dhe Erikut me modelen serbe Jenna Jenovich. Modelja seksi dhe dy djemtë, janë bërë qëndër e vëmendjes pasi kanë postuar në mediat sociale foto me modelen, duke u shprehur të dy shumë të afërt me të. Erik Fullani ka postuar një foto me serben duke e shoqëruar me komentin: “Më ka ardh nusja nga USA”.

Megjithatë në një tjetër foto, Noizy shfaqet goxha i afërt me modelen. Vetë Jenna ka postuar në faqen e saj në Instagram, një foto vetëm me Noizyn. Nusja e Erikut apo mikesha e Noizyt?! Megjithatë në postimin e fotos në Instagram, Noizy na bën me dije se diçka është duke u “gatuar” me modelen serbe. Çfarë po përgatit Noizy me “ingrediten” serbe?! Mezi presim projektin e ri.

1 2 3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *