Një nga çiftet më të reja dhe më të përfolura, Selena Gomez dhe The Weeknd, duket se kanë rënë kokë e këmbë në dashuri dhe kjo nuk vërehet vetëm kur janë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe kur nuk janë fizikisht pranë.

 

Teksa The Weeknd është në turneun e tij të koncerteve, Selena ka menduar të shkojë disa ditë pranë familjes. Ajo madje ka postuar edhe një fotografi në rrjete sociale ku e gjithë familja ka qenë bashkë duke darkuar. Por prisni pak!

 

Nëse vini re me kujdes ajo ka veshur bluzën që mban firmën e The Weeknd, që me siguri ia ka dhuruar ky i fundit. Ndërkohë ne po presim udhëtimin e radhës njësoj si ajo arratisja romantike në Itali!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *