Subscribe

Sekuestrohen 3 kg heroinë në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa ra në pranga poseduesi i saj. Burime nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se, lënda narkotike u konstatua në pjesën e kroskotit të automjetit me drejtues Lulzim Bosnja me origjinë nga      qytetit i Fierit. Siç shikohet ne ketë video, agjentët e antidrogës të dislokuar në pikën kufitare të Kakavijës, e zbuluan heroinës me ndihmën e skanerit, ndërsa lënda narkotike ishte mbështjellë me letër natriban e ndarë në 6 pako. Hetimet paraprake të policisë së Gjirokastrës pohojnë se, droga do të dërgohej në Greqi dhe se drejtuesi i automjetit ishte në survejim prej më shumë se 3 muajsh nga autoritet shqiptare. I prangosuri Lulzim Bosnja, nuk  u tregua bashkëpunues me uniformat blu, duke mos dhënë informacion për personat e tjerë që mund të janë pjesë e këtij trafiku ndërkombëtarë të lëndëve narkotike. Dosja penale ndaj 39-vjecarit do të gjykohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *