Samsung do të rikthejë në shitje telefonët Galaxy Note 7 por me një bateri më të vogël.

 

Në vend të një baterie 3,500 mAh, kompania do të pajisë telefonët me një bateri nga 3,000 deri në 3,200 mAh, shkruan PCWorld Albanian.

 

Kjo lëvizje do të ndihmonte kompaninë të ripkuperonte disa miliona dollar humbje shkaktuar nga telefoni famëkeq. Megjithatë rishitja do të ishte e rrezikshme sepse është pikërisht Note 7 e cila dëmtoi jashzakonisht shumë markën e Samsung.

 

Shitja e një telefoni i cili në të kaluarën mund të ketë qenë makthi i shumë përdoruesve nuk është mënyra e duhur për të tërhequr konsumatorët.

 

Sipas raportit, Samsung do të shesë këto modele në tregjet në zhvillim. Samsung do të prezantojë telefonin e parë të rangut të lartë të post epokës Note 7 në muajin Mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *