Autoritetet greke kanë gjetur dy pjesë të mëdha plastike ne det që besohet se i përkasin avionit “EgyptAir” me 66 persona ne bord, që u rrëzua ne detin Mesdhe ndërsa udhëtonte nga Parisi drejt Kajros. Mbetjet janë pikasur 80 km në jug të Kretës, pranë vendit ku mjeti fluturues ka dalë nga radarët. Disa kilometra më tutje dhe rojet detare egjiptiane të angazhuar në kërkime kanë gjetur disa jelekë shpëtimi. Ndërsa ministri grek i mbrojtjes Kamenos, njoftoi se avioni ka ndryshuar disa here drejtimin e tij dhe është rrotulluar rreth vetes përpara se të dilte nga radarët. Ende nuk dihet se cfarë mund të ketë sjellë këtë manovër, por nuk përjashtohet as pista e defektit dhe as ajo e një sulmi terrorist. Disa media kanë njoftuar se ISIS ka marrë përsipër këtë sulm me disa postime në Twitter. Me herët dhe kryeministri egjiptian Sherif Ismail e presidenti Holond deklaruan se nuk përjashtohej asnjë hipoteze mbi shkaqet e rrëzimit, përfshirë edhe atë te një sulmi terrorist.

Kemi detyre te dimë gjithçka per shkaqet e kësaj ngjarjeje, asnje hipoteze nuk duhet përjashtuar. Do te veme gjithçka ne dispozicion te autoriteteve greke dhe egjiptiane per te bashkëpunuar me ta dhe per te zbuluar te vërteten. Konkluzionet do t’i japim kur te dimë nese ishte aksident, apo akt terrorist.”

Por ndërsa autoritetet greke, franceze e egjiptiane vijojnë kërkimet, kompania “Egyptair” ka konfirmuar se 56 persona kane qene pasagjere ndërsa 10 pjesëtare te ekuipazhit. Në radhët e udhëtarëve 30 janë egjiptiane, 15 francezë e një britanik. Avioni ishte prodhuar ne vitin 2003 dhe piloti i tij ishte me mjaft përvoje.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *