Ylli i Hollywood, i bindur që autizmi i djalit të tij është shkaktuar nga një vaksinë, është nën zjarrin e kritikave, që kur ai është përfshirë personalisht në një fushatë kundër vaksinimit.

 

Më datë 15, Robert De Niro, mbajti një konferencë për shtyp në krahë të avokatit dhe përkrahësit të çështjes kundër vaksinës, Robert F. Kennedy Jr, mbi sigurinë e vaksinave. Dy personalitetet kishin vendosur të ofrojnë një shumë prej 100.000 dollarësh për atë që do të provojë se vaksinat kundër fruthit, rubeolës dhe shytave janë krejtësisht pa rrezik për shëndetin.

 

Ylli i botës së kinemasë është i bindur se djali i tij, autik, ndryshoi brenda ditës pas marrjes së tiomersalit, një përbërje kimike që përmban mërkur dhe që është pjesë e përbërjes së vaksinës që shërben për pengimin e shtimit bakterial dhe fungal. Robert De Niro i kërkoi gazetarëve të fillojnë të flasin ndershmërisht për këtë çështje dhe ftoi presidentin e ri Donald Trump, kundër të cilit është angazhuar publikisht, t’i kushtojë vëmendje kësaj çështe.

 

Një temë kjo, të cilën Donald Trump e ka përmendur disa herë gjatë fushatës së tij elektorale, duke shkaktuar dyshime serioze dhe duke pretenduar ekzistencën e një lidhje mes vaksinave dhe problemeve të autizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *